Kosova
Thaçi e Vuçiqi pajtohen për fazën përfundimtare të dialogut
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, e më pas ka pasur një takim të përbashkët edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Kemi folur për procesin e liberalizimit të vizave dhe pritshmëritë e qytetarëve të Kosovës për të lëvizur këtë vit të lirë në zonën Shengen. Me zonjën Mogherini, po ashtu, biseduam për domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka thënë Thaçi, përcjell albinfo.ch.
Presidenti ka thënë se edhe me Vuçiqin janë pajtuar që faza përfundimtare e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve të fillojë në një të ardhme të afërt. “Është një moment i ri që kërkon mobilizim të të gjitha forcave politike, shoqërisë civile dhe mediave në Kosovë, sepse përfundimi i procesit do të jetë njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi ynë në OKB”, ka thënë ai. Ndërsa, presidenti serb ka thënë se shteti i tij është i gatshëm për dialog, kur fjala është për Kosovën, por ka kërkuar që së pari që formohet Asociacioni.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në 50 vitet e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vitet e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër