Kosova

Thaçi: Ftoj të gjitha partitë që të respektojnë vullnetin e qytetarëve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ratifikimi i marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës do të thyejë përgjithmonë izolimin e Kosovës.

“Sot, kur krejt bota është duke na shikuar, besoj thellë në vullnetin e të gjitha partive politike për të ratifikuar këtë marrëveshje, e cila krijon një dinamikë të re edhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Vota për ratifikimin e demarkacionit është votë për lirinë e lëvizjes së qytetarëve në zonën Shengen, është votë për Kosovën në Evropë”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Presidenti ka ftuar të gjitha partitë që të respektojnë vullnetin e qytetarëve, e po ashtu ka ftuar Listën Serbe që të votojë këtë marrëveshje.