Kosova

Thaçi: I kemi përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

Në takimin që presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pasur me krerët e institucioneve kryesore të drejtësisë dhe sigurisë, është konfirmuar se janë përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave

“Me krerët e institucioneve kryesore të drejtësisë dhe sigurisë, sot diskutova për mekanizmin përcjellës që vlerëson të arriturat e Kosovës në fushën e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar si kusht për liberalizimin e vizave.

Në këtë takim u evidentuan të arriturat konkrete dhe u vërtetua edhe një herë se Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave”, ka shkruar Thaçi në një postim në fb.

“Qytetarët e Kosovës me të drejtë presin që Bashkimi Evropian të marrë vendimin e duhur, që ata të lëvizin lirshëm në Zonën Shengen. Përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse, si përcjellëse direkte të të arriturave të fundit, rikonfirmuan përmbushjen e kritereve të nevojshme në fushën e drejtësisë dhe sigurisë, duke fuqizuar kështu edhe më shumë perspektivën evropiane të Kosovës”, përfundon teksti i shkruar nga presidenti Thaçi.