Kosova
Thaçi nderon me Medaljen Presidenciale gjeneralin Clark
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë, gjeneralin amerikan, Wesley Clark.
Presidenti ka thënë se kjo mirënjohje është edhe për mijëra qytetarë dhe ushtarë amerikanë që dhanë kontribut për Kosovën.
“Gjeneralin amerikan, Wesley Clark, i cili ishte shumë këmbëngulës për të siguruar lirinë dhe paqen në Kosovë, sot e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Kjo dekoratë për gjeneralin Clark vjen si mirënjohje edhe për mijëra qytetarë e ushtarë amerikanë, që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook, përcjell albinfo.ch.
Thaçi ka shtuar se populli i Kosovës i është përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjeneralit Clark.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe