Bota

Thahen lumenjtë në Gjermani

Deri tani landi i Brandenburgut ka shpenzuar 65 përqind të rezervave të përgjithshme të ujit. 35 përqindshi tjetër mund ta mbulojë gjendjen deri në fillim të shtatorit.

3000 liqene dhe 32 mijë kilometra të lumenjve janë të rrezikuara prej thatësirës së madhe që ka kapluar Gjermaninë prej disa javëve. Për shkak të temperaturave të larta disa lumenj janë tharë, kurse “Bild” shkruan se kaq keq nuk ka qenë asnjëherë.

Reporteri i gazetës gjermane ka shkrepur disa fotografi, duke treguar “ngjashmërinë” me Saharën.

Më dramatike paraqiten lumenjtë e Brandenburg-ut. Lumi ‘Schwarze Elster’ i gjërë 18 metra dhe i thellë dy metra është thuajse drejt tharrjes së tërësishme ose më konkretisht i kthyer në përroskë që mund të kalohet në këmbë. Shpresa është se meteorologët thonë se së shpejti i nxehti tropikal që ka pushtuar Gjermaninë, do përfundojë brenda pak ditësh.

Deri tani landi i Brandenburgut ka shpenzuar 65 përqind të rezervave të përgjithshme. 35 përqindshi tjetër mund ta mbulojë gjendjen deri të fillim të shtatorit.