E-Diaspora

Theret me thikë një shqiptar në Austri

Në orët e hershme të ditës së premte ka ndodhur një përleshje mes një kosovari dhe tuniziani. Kosovari mbetet i plagosur, ndërsa tuniziani ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Një përleshje  e dhunshme mes një kosovari 43 vjeçar dhe një refugjati tunizian 25 vjeçar ka përfunduar me therje më thikë diku rreth orës 4.15 min të ditës së premte në një lokal në Klagenfurt të Austrisë, raporton kleinezeitung.at

Pasi që kosovari e ka goditur disa herë refugjatin më grusht në fytyrë, ai e merr një thikë kuzhinë dhe e kërcënon atë, përcjell albinfo.ch.

Kosovari largohet nga lokali, por tuniziani e ndjek atë duke e rrëzuar për tokë dhe më pas e ka shqelmon edhe në fytyrë. Kosovari mbetet i plagosur, ndërsa tuniziani ikë nga vendi i ngjarjes. 43 vjeçari shqiptar banues në Klagenfurt dërgohet menjëherë në spitalin e këtij qyteti.

Arsyet e përleshjes ende nuk janë bërë të ditura.