Integrimi

Theret me thikë një shqiptar në Francë

Identiteti i shqiptarit nuk është bërë publik, derisa policia ka filluar të hetojë rastin, derisa dyshohet se është goditur nga një bashkatdhetar i tij

Mediat shqiptare kanë bërë të ditur se një 18-vjeçar shqiptar është therur me thikë në Caen të Francës, raporton albinfo.ch.

Ngjarja kishte ndodhur në mes të ditës (14:00), kur 18-vjeçari ishte në qendër të qytetit në Caen pranë stacionit të tramvajit Saint-Pierre dhe i ka thënë një tregtari se është plagosur me thikë.

Shqiptari është dërguar në spital, ku është konstatuar se është therur dy herë me thikë, në shpinë dhe mushkri, por është jashtë rrezikut për jetë.

Identiteti i shqiptarit nuk është bërë publik, derisa policia ka filluar të hetojë rastin, derisa dyshohet se është goditur nga një bashkatdhetar i tij.