Lajme

Therja e kafshëve, skena “horror” në tregun e Junikut

Në ditën e tregut, kjo komunë (Juniku), i ngjason një kasaphanë të vërtetë, pasi tregu është shndërruar në një deponi të mbetjeve nga kafshët e therura për festë

Juniku, njihet si fshati më i bukur tradicional shqiptar me kulla qindvjeçare dhe histori të bujshme kombëtare, por pamjet që vijnë gjatë festës së Fitër Bajramit ia humbin këtë epitet. Në ditën e tregut, kjo komunë, i ngjason një kasaphanë të vërtetë, pasi tregu është shndërruar në një deponi të mbetjeve nga kafshët e therura për festë.

Tepër shqetësuese është se kasapët kanë lënë të gjitha mbetjet mbi tokë në një ditë ku temperaturat sillen rreth 30 gradë celsius.

Disa fotografi të cilët i ka plasur në facebook, Nazim Shatri, tregojnë për shqetësimin dhe hijen e keqe që i kanë dhënë Junikut, këta kasapë. Madje vetë Shatri, në facebook, pamjet i plason me “+ 18”, që tregojnë skenat “horror” të therjes së kafshëve.

“18 + Pamje rrëqethëse. Dje me telefonim tim bëra ca foto si dhe ketë videoinçejzim. Këto pamje barbare, fëlliqja e ambientimit të tregut në Junikut nga mbetjet e kurbanve ngjante sikur në Banglladesh apo Pakistan. Barbarizëm i pa kontrolluar. Era, qenët, pulat silleshin vërdallë,  temperatura sillej rreth 35 gradë në atë mesditë”, kështu shkruan ai.