Kultura

“Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”  triumfon në BAFTA

"Three Billboards..."  mori edhe çmimet ë për filmin e shquar britanik dhe skenarin origjinal më të mirë

Ngacmimet seksuale ishin tema kryesore edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BAFTA në Londër.

Filmi “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”, që flet për një grua që kërkon drejtësi për vrasjen e vajzës së saj mori çmimin e parë. Ky film në këtë mbrëmje arriti ti marrë 5 çmime duke dominuar.  Akademia Britanike për Film dhe Artin Televiziv i ndau çmimin aktorja më e mirë në rolin kryesor Frances McDormand, që luan rolin e nënës në këtë film.

“Three Billboards…”  mori edhe çmimet ë për filmin e shquar britanik dhe skenarin origjinal më të mirë. Romanca fantazi “The Shape of Water” mori tre çmime, duke përfshirë edhe atë për regjinë më të mirë, të cilin e mori regjisori Guillermo Del Toro.

Çmimin për aktorin më të mirë e mori Gary Oldman me portretizimin e Winston Churchil në filmin “Darkest Hour”.