Jeta në Zvicër

Thyejnë rekordin, vizitojnë 26 kantone zvicerane për 17 orë

Katër shokë kanë vizituar të gjitha kantonet zvicerane për vetëm 17 orë e 19 minuta me transport publik

Katër shokë nga kantoni i Ticinos kanë përfunduar një udhëtim rekord nëpër Zvicër, duke vizituar të gjitha kantonet zvicerane për vetëm 17 orë e 19 minuta, vetëm në transportin publik, shkruan “The Local”.

Kjo katërshe theu rekordin e mëparshëm të tyre që ishte prej 18 orë dhe 31 minuta, kanë njoftuar mediat zvicerane, duke përfshirë këtu “20min”, përcjell albinfo.ch.

Riccardo Khoyi, 15 vjeç, Romano Gatto 18, dhe vëllezërit Dominic dhe Pascal Pini, 23 dhe 17, janë nisur nga stacioni Bellinzona në orën 6:13 të shtunën në mëngjes dhe mbërritën në St-Maurice në Valais në orën 23:32.

Ata kanë udhëtuar 1000 km me autobus dhe tren, duke e ndryshuar 24 herë.

Shokët dëshirojnë të hyjnë në Librin e Rekordeve Guinness dhe në korrik kanë aplikuar për rekordin e tyre, shkruan ‘Blick’.

Ata kanë dokumentar udhëtimin e tyre në “Facebook”, duke kanë fotografuar çdo stacion hekurudhor dhe duke mbajtur nga një flamur të kantoneve përkatëse.