Shkurt.ch

“T’i fuqizojmë së bashku vlerat tona të përbashkëta”

Albinfo.ch ju sjell në vijim fjalimin e Këshilltarit Federal, Didier Burkhalter, me rastin e Sesionit të 127-të të takimit ministror të Këshillit të Evropës

Z. President,
Të nderuar ministra,
Zoti Sekretar i Përgjithshëm,
Zonja dhe zotërinj,

Një i ri, i cili i mbush 18 vjet këtë vit, në qoftë se jeton në një shtet anëtar të Këshillit të Evropës, ai ka jetuar gjithë jetën e tij në një rajon që nuk ka njohur asnjë ekzekutim.

Të gjitha vendet tona kanë braktisur këtë praktikë. Kjo është një vlerë e lartë që ne e kemi, një hap përpara për dinjitetin njerëzor, për të cilin ne mund të jemi krenarë. Zvicra u bën thirrje shteteve anëtare dhe të Këshillit të Evropës për të vazhduar të angazhohen për të ruajtur këtë arritje dhe për të inkurajuar vendet e tjera në botë për të bërë përparim në këtë drejtim.

Lufta kundër dënimit me vdekje është një prioritet i të drejtave të njeriut dhe kjo është një fushë që ilustron vlerat e Këshillit të Evropës.

Z. President,

E përgëzoj Republikën e Qipros për presidencën e saj dhe ju falënderoj për pritjen tuaj: Ky takim në Nikozia vjen në një kohë të rëndësishme të ekzistencës së Këshillit të Evropës.

Kjo organizatë u themelua për të forcuar të drejtat, liritë dhe demokracinë në kontinentin tonë që doli i shkatërruar nga dy luftërat botërore. Me Konventën, dhe përmes Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Këshilli i Evropës ka themeluar një sistem të zhvilluar të mbrojtjes që respekton sovranitetin e shteteve, përmes subsidiaritetit dhe që fuqizon në nivel kontinental mbrojtjen e lirive si dhe të drejtave themelore. Sepse ka të drejta, të cilat nuk duhet të rrezikohen nga çfarëdo vendimi arbitrar, pavarësisht nga vendi në të cilin një person gjendet.

Sekretari i Përgjithshëm e ka nisur një thirrje për ne, si përfaqësues të shteteve, që t’i mbrojmë këto vlera të përbashkëta, të cilat disa herë rrezikohen. Raporti i tij tregon që në një botë më të pasigurt, disa fusha në qendër të mandatit të Këshillit kanë përjetuar një ecje prapa në vitin 2016: Sulmet mbi lirinë e shprehjes, të tubimit dhe organizimit apo masat e kufizuara për pavarësinë dhe efektivitetin e sistemeve gjyqësore.

Muajt e fundit situata në Turqi ka kërkuar vëmendje të veçantë. Zvicra pranon gjendjen e vështirë të vendit në kohën dramatike të grushtit të shtetit, një përpjekje që u bë kundër autoriteteve të zgjedhura në mënyrë demokratike. Ne mbështesim rrugën e dialogut dhe bashkëpunimin konstruktiv mes Këshillit të Evropës dhe Turqisë, ne jemi duke zhvilluar një dialog të drejtpërdrejtë dhe të rregullt dypalësh. Zvicra është e bindur se dialogu është mënyra më e mirë për të ecur përpara së bashku, në respekt të ndërsjellë, për përmirësime të kapshme.

Zvicra inkurajon Turqinë të vazhdojë rrugën e saj që ajo vetë e kishte parashikuar në vitet e fundit: një rrugë që kishte për synim vlerën e shtuar së demokracisë, sundimin e ligjit dhe të drejtave të njeriut; një rrugë që na ka afruar dhe e cila duhet të vazhdojë të bëjë një gjë të tillë.

Z. President,

Sot nuk bëhet fjalë për të rindërtuar apo zhvilluar Këshillin e Evropës. Ne duhet të sigurojmë që vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut të merren brenda një kohe të arsyeshme dhe që ato të zbatohen. Një fluks i ri i rasteve në vitin 2016 – pas dy vjetëve të rënies – thekson sfida që duhet të tejkalojmë: pra, të konsolidojmë reformat e filluara në Konferencën e kryer në Interlaken, e cila kontribuoi në zbatimin më efektiv të aktgjykimeve të Gjykatës. Zvicra u bën thirrje të gjitha palëve që të ratifikojnë Protokollin nr. 15, i cili sanksionon parimin e subsidiaritetit në preambulën e Konventës dhe bën kritere më të rrepta për përshtatshmëri, në mënyrë që ajo të hyjë në fuqi së shpejti.

Disa njerëz në vendin tonë nuk mund të ndryshojnë të përfitojnë nga ky sistem i mbrojtjes së të drejtave të njeriut. E kam fjalën për vendet që gjenden në situata krimesh si dhe për zonat e ngrira të konfliktit. Ne të gjithë duhet të angazhohemi për të gjetur zgjidhje.

Këshilli i Evropës duhet të jetë i përsosur të qëndrojë i besueshëm me 800 milionë banorë të vendit tonë dhe plotësisht të luajë rolin e tij. Ai duhet të hetojë dhe të luftojë pa kompromis energjikisht kundër çdo dyshimi të korrupsionit apo favorizimit.

Z. President,

Së fundi: gjendja në rajonin e Lindjes së Mesme, në të cilën edhe ne jemi të përfshirë, në aspektin e sigurisë dhe migrimit, na detyron të gjithëve.

Zvicra mirëpret përpjekjet e Këshillit të Evropës për të përmirësuar mbrojtjen e refugjatëve dhe fëmijëve të emigrantëve, për të mbrojtur më të prekshmit, jo vetëm në rajonet e konflikteve, të cilat strehojnë pjesën më të madhe të refugjatëve, por edhe në kontinentin evropian.

Ndihma në vend është gjithashtu esenciale: Unë do të vizitoj sot pasdite kampin Jabal në Jordani, i cili strehon 35.000 refugjatë sirianë. Zvicra është angazhuar për të përmirësuar kushtet e jetesës, veçanërisht për të lejuar qasje të drejtpërdrejtë në ujë të pijshëm. Në Jordani vendi im është i angazhuar gjithashtu për të mbështetur popullatën lokale për mbështetjen e sistemit shëndetësor si dhe të shkollimit. Kjo është detyra e secilit prej nesh dhe në interes të të gjithëve për t’u angazhuar në Evropë dhe në nivel lokal në favor të zgjidhjeve të udhëhequra nga arsyeja dhe njerëzimi.

Zvicra i dëshiron sukses Republikës Çeke për presidencën e saj të Këshillit të Evropës që fillon.

Ju faleminderit për vëmendjen tuaj!