Futboll

Tifozët e Liverpoolit duan transferimin e Shaqirit

Ylli shqiptar i kërkuar nga shumë skuadra angleze dhe gjermane

Tifozët e Liverpoolit kanë vërshuar mediat sociale për të kërkuar nga klubi i tyre që të blejnë futbollistin shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Futbollisti i Stokes është i kërkuar nga disa skuadra angleze dhe gjermane, për shkak të klauzolës së tij të lirimit për vetëm 12 milionë funte, shkruan “Sports Illustreated”, përcjell albinfo.ch.

Pasi nuk arritën të transferojnë Nabir Fekir nga Lyon, tifozët e Liverpoolit duan me çdo kusht transferimin e Shaqirit, dhe për këtë kanë filluar një kampanjë në rrjetet sociale.

26-vjeçari në Kampionatin Botëror, shënoi një gol dhe një asistim, derisa u zgjodh futbollisti i ndeshjes ndaj Serbisë, ku shënoi gol në minutën e fundit për 2:1.