Uncategorized

Tifozët e Olympiacosit provokojnë Hasin

Tifozët e Olympiacosit kishin shpalosur një pankartë të madhe “Kosova është Serbi”, që ka qëndruar gjatë gjithë ndeshjes dhe nuk është larguar

Besnik Hasi nga kjo verë është trajner i kampionëve të Greqisë, Olympiacos, ku tifozët e kësaj skuadre njihen për qëndrimet e tyre anti-Kosovë, raporton albinfo.ch.

 

Kjo ndodhi edhe në ndeshjen e fundit, edhe pse ishte miqësore kundër Asteras Tripoli.

 

Tifozët e Olympiacosit kishin shpalosur një pankartë të madhe “Kosova është Serbi”, që ka qëndruar gjatë gjithë ndeshjes dhe nuk është larguar.

 

Madje, në fund të ndeshjes edhe Hasi është detyruar të bëjë intervistat e tij duke pasur në sfond një parullë të tillë provokuese.

 

Besnik Hasi ku ka shkuar ka thënë gjithmonë se është krenar që është nga Kosova.

 

https://www.youtube.com/watch?v=clTvVDzTe8w