Sport

Tifozët Kuq e Zi premtojnë spektakël kundër Maqedonisë

Tifozat “Kuq e Zi” do të jenë në këtë përballje dhe kanë premtuar se do të përkrahin maksimalisht kombëtaren kuqezi në këtë sfidë shumë të rëndësishme

Sonte Shqipëria zhvillon një ndeshje shumë të rëndësishme ku do të përballet me Maqedoninë, shkruan albinfo.ch.

Kjo ndeshje pritet të jetë mjaft interesante, derisa rivaliteti është i madh ndërmjet tifozerive. Takimi do të zhvillohet në Strumicë, që ka kapacitet prej 6500 ulësesh, derisa për tifozët shqiptarë janë ndarë 450 bileta. Takimi fillon nga ora 20:45.

Tifozat “Kuq e Zi” do të jenë në këtë përballje dhe kanë premtuar se do të përkrahin maksimalisht kombëtaren kuqezi në këtë sfidë shumë të rëndësishme.

Ata gjithmonë kanë përkrahur Kombëtaren, derisa në ndeshjet e fundit kanë qenë në bojkot kur kuqezinjtë luanin si vendas, për shkak se nuk po trajtohen siç duhet nga policia shqiptare.