Sport
Tifozi anglez e bën tatuazh emrin e Xherdan Shaqirit
“Disa muaj më parë u diskutua për kalimin e Shaqirit në klubin tonë. Nuk besoja se një lojtar i kalibrit të tij do të mund ta bindnim që të nënshkruante për ne. E kam shkruar edhe në Facebook. Në qoftë se ne arrijmë ta marrim Shaqirin, unë do ta bëj emrin e tij tatuazh”, ka thënë Spruce, raporton “Blick”, transmeton “albinfo.ch”.
Tani që Xherdan Shaqiri ka nënshkruar kontratën e tij me një shifër prej 18 milion franga që është edhe rekord për klubin e Stoke, edhe Carl Spruce e ka mbajtur premtimin.
Në trupin e tij ai ka shënuar: “Xherdan Shaqiri # 22”. “ I kam treguar gruas sime para se ta bëja, por ajo nuk mundi të ma ndryshoj mendjen. Basti është bast”, ka thënë ai, duke treguar se ky tatuazh atij i ka kushtuar 30 funte (45 franga).
Xherdani në ndeshjen e parë më Stocke luajti gjatë tërë ndeshjes ku arriti edhe të asiston për golin e shënuar nga klubi i ri dhe mori lëvdata nga trajneri dhe mediat angleze.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor