Sport

Tifozi tentoi të godiste Mbappen në fitoren ndaj Celticut

Incidenti ndodhi gjatë pjesës së parë të martën, menjëherë pasi mysafirët realizuan golin e tretë në Celtic Park

Një tifoz është futur në fushë dhe kishte tentuar të shkelmonte sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, gjatë triumfit të francezëve në Ligën e Kampionëve ndaj Celticut.

Incidenti ndodhi gjatë pjesës së parë të martën, menjëherë pasi mysafirët realizuan golin e tretë në Celtic Park.

Si skuadër vendase, kampioni skocez tani rrezikon të dënohet nga UEFA.

PSG fitoi 5 me 0, duke e bërë humbjen më të thellë evropiane për Celticun.

Trajneri i Celticut, Brendan Rodgers, ka thënë se ishte i lumtur që ishin shitur gjitha biletat, por jo me reagimin e fansit.

“Ishte zhgënjim i madh në fushë, dhe në klub, një fans të futet ashtu në fushë. Ishte shumë dëshpëruese dhe jam i sigurt se klubi do të merret me kushdo që ishte ai tifoz. Nuk duhet të shohim diçka të tillë”, ka thënë pas takimit Rodgers.