Bota

TIME përzgjedh 100 personat më me ndikim në botë

Magazina “Time” ka përzgjedhur “100 personat më me ndikim” në botë. Në listë janë shumë prominentë, por edhe persona që kanë rënë nga lista.

Magazina “Time” ka përzgjedhur “100 personat më me ndikim” në botë. Në listë janë shumë prominentë, por edhe persona që kanë rënë nga lista.

Kush përcakton historinë e botës? Kush është pasqyrë për miliona njerëz? Kush dëshirohet, urrehet dhe ia kanë frikën? Këto janë pyetje që mundohet t’i përgjigjet magazina “Times”. Si asnjëherë më parë krahas presidentin amerikan Donald Trump, presidentit rus Vladimir Putin, presidentit kinez Xi Jinping, presidentit francez Emmanuel Macron ose diktatorit koreanoverior Kim Jong Un. në listë janë përfshirë edhe 45 femra dhe po ashtu edhe 45 persona nën moshën 40 vjeç.

Mes 45 grave të përzgjedhura janë aktivistet Tarana Burk, e cila themeloi lëvizjen MeToo dhe Nice Nailantei Leng’ete, e cila ka punuar për t’i dhënë fund përçudnimeve gjenitale të femrave në Kenia. Në listë përfshihen Rihana, Nikol Kidman dhe Xhenifer Lopez.

Mes zviceranëve në listë është edhe tenisisti Roger Federer.