Jeta në Zvicër

Tjetër stuhi godet Zvicër

Në zonat e ulëta shpejtësia e kësaj stuhie do të jetë nga 70 deri 100 km/h të martën, në kodra 100-120 km/h dhe në zonat malore deri në 160 km/h

Stuhia dimërore Evi është duke kaluar nëpër Zvicër. Kjo stuhi dimërore arriti shpejtësi prej 139 km/h në Säntis, shkruan “MeteoNews” të martën në mëngjes, raporton ‘Blick’.

Gjithashtu në Chasseral shpejtësia arriti deri në 132 km/h dhe Titlis 129 km/h. Kulmi në ultësira u vlerësua në Rünenberg BL (127 km/h), përcjell albinfo.ch.

Por, a mund të jetë e fuqishme sikur Burglind, që shkaktoi shumë dëme? Roger Perret i “Meteonews” sqaron gjithçka. “Stuhia dimërore Evi është dukshëm më pak e fortë se Burglind”, thotë ai.

Policia kantonale në Bernë mori vetëm 13 kërkesa mes të hënës mbrëmje dhe të martës në mëngjes, ku dëmet nuk ishin të mëdha.

Në zonat e ulëta shpejtësia e kësaj stuhie do të jetë nga 70 deri 100 km/h të martën, në kodra 100-120 km/h dhe në zonat malore deri në 160 km/h.