Bota
Tjetër tragjedi në Itali, 11 të vdekur e 11 të zhdukur në grykat e Raganelos në Civita
Në Itali, tragjeditë nuk po kanë të ndalur. Të paktën 11 ekskursionistë kanë humbur jetën në grykat e Raganelos në Civita, të Kozencës, në parkun e Polinos, pas shirave të rrëmbyeshëm që shkaktuan një rritje të papritur të nivelit të ujit.
Dy trupat e fundit të pajetë, që i shtohen atyre të katër femrave dhe katër burrave të gjetur më herët, janë gjetur në një largësi prej tre km nga pika ku ishin gjendur në vështirësi. Pesë mbeten akoma të zhdukur dhe 11 janë të lënduarit.
Në anën tjetër 20 janë të shpëtuarit. Skuadrat e shpëtimit kanë punuar përgjatë gjithë natës, ndërkohë që operacionet e kërkimit vijojnë edhe sot.
Janë zjarrfikësit, policia pyjore, trupa kombëtare e shpëtimit etj që janë angazhuar në këto operacione, përcjell albinfo.ch.
Por fatkeqësisht bilanci i viktimave pritet të rritet. Siç shpjegon kreu i mbrojtjes civile të Rajonit të Kalabrisë, Carlo Tansi, vështirësia për të pasur një pasqyrë të qartë se kush është zhdukur është për shkak të faktit që ekskursionistët ishin në grupe të shpërndara.
Operacionet tani do të zhvendosen edhe më tej në grykën e lumit, sepse ekziston frika se disa viktima mund të jenë tërhequr deri në det.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor