Lajme

Toka e 173.371 bunkerëve

Nga viti 1972 deri më 1983 janë ndërtuar 173,371 bunkerë në të gjithë Shqipërinë. Bunkerët janë në të gjithë Shqipërinë, si në Tiranë, në vendet bregdetare apo edhe në Alpe

 

Bunkerët në Shqipëri ishin ndërtuar për të mbrojtur diktatorin Enver Hoxha, kurse tashmë janë shndërruar në atraksion turistik, shkruan ‘spiegel.de’.

 

Askush nuk mund të prekte Enver Hoxhën, kurse bunkerët ishin ndërtuar për ta mbrojtur atë dhe gjeneralët e tij. Ato ishin aq të fuqishme saqë mund të përballonin forcën e 20 kilotonë eksploziv, e ngjashme me bombën e Hiroshimës, përcjell albinfo.ch.

 

‘Bunk’art 1’ është shndërruar në atraksion turistik. Për gjashtë vjet nga viti 1972 deri më 1978, ushtria e Shqipërisë ka ndërtuar një “Objekt 0774”, që ishte pesë kate me më shumë se 100 dhoma dhe që ishte sekret i madh natyrisht.

 

Diktatura e Enver Hoxhës zgjati për katër dekada, dhe ai ishte i bindur se sovjetikët apo kinezët një ditë do të sulmojnë Shqipërinë.

 

Nga viti 1972 deri më 1983 janë ndërtuar 173.371 bunkerë në të gjithë Shqipërinë. Bunkerët janë në të gjithë Shqipërinë, si në Tiranë, në vendet bregdetare apo edhe në Alpe.

 

Tashmë ka shumë projekte për t’i shfrytëzuar ato sa më shumë për turizëm.