Shkurt.ch

Trafik i mbingarkuar, i pafund, në Gotthard

Pushimet shkollore  fillojnë këtë fundjavë në pesë shtete gjermane dhe në krahinat veriore të Holandës. Në Zvicër, nxënësit tashmë janë në pushime në të gjitha kantonet

Linja para hyrjes veriore të tunelit Gotthard nuk është shkarkuar gjithë  natën, sipas faqes së internetit TCS. Sot, rreth orës 9:30  në mëngjes, makinat kanë qenë të radhitura në njëmbëdhjetë kilometra. Pritja ka zgjatur rreth dy orë.

Rreth orës 6:00, makina kanë krijuar një zinxhir prej 12 kilometrash. Në drejtim të kundërt, ana Ticino, trafiku është i mbingarkuar vetëm për 2 kilometra. Vonesat mund të shkojnë deri në 30 minuta në këtë seksion.

Pushimet shkollore  fillojnë këtë fundjavë në pesë shtete gjermane dhe në krahinat veriore të Holandës. Në Zvicër, nxënësit tashmë janë në pushime në të gjitha kantonet.