Shqipëria

Tragjedi në Durrës, zjarri u merr jetën trenjakëve të mitur

Sipas mediave shqiptare trenjakët trevjeçarë u dogjën nga zjarri që përfshiu banesën e tyre, derisa nëna nuk ka mundur t'i shpëtojë

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Romanat e Durrësit. Tre vëllezër të mitur, trenjakët trevjeçarë u dogjën nga zjarri që përfshiu banesën e tyre, raporton “Top Channel”.

Të dhënat e para tregojnë se të miturit ishin lënë vetëm në banesë nga nëna e tyre, e cila kur është kthyer ka gjetur shtëpinë në flakë.  Tragjedia ndodhi në familjen e G. K., përcjell albinfo.ch.

Hetuesit ende nuk kanë dalë me deklaratë zyrtare se çka e shkaktoi ngjarjen.

Sipas mediave shqiptare, kur nëna është kthyer në shtëpi nuk ka mundur t’i nxjerrë fëmijët nga dritarja, pasi ajo ishte me hekura. Dëshmitarët kanë thënë se britmat e nënës i kanë dëgjuar i tërë fshati, derisa ajo është në gjendje të rëndë.

Policia shqiptare ka konfirmuar se që të tre humbën jetën dhe për këtë ngjarje kanë nisur hetimet.