Maqedonia
Tragjedi në Tetovë, digjet nëna së bashku me katër fëmijë
Sot rreth orës 04:20 minuta në rrugën Goce Dellçev të Tetovës, zjarri ka kapluar shtëpinë e Sulejman Zulbeharit, i lindur në vitin 1940.
Fillimisht është përfshirë kati i dytë i shtëpisë së vjetër, që sipas pronarit i cili në momentin e shpërthimit të zjarrit ka qenë duke fjetur në katin e parë të shtëpisë, mund të kishin mbetur të vdekur reja e tij Fatimja dhe katër fëmijët e saj, raporton “Alsat”. Më vonë është konfirmuar vdekja e gruas shqiptare dhe katër fëmijëve të saj. Fëmijët janë të moshës 4 dhe 13 vjeçare, tre djem dhe një vajzë. Lajmi është konfirmuar edhe nga Njësiti i Zjarrfikësve në Tetovë, përcjell albinfo.ch.
Komandanti i zjarrfikësve në Tetovë, Uka Aliti, ka informuar se në orën 4:15 ka ardhur denoncimi për djegien e shtëpisë dhe më pas kanë ndërhyrë me katër makina dhe 13 zjarrfikës.
“Në momentin kur erdhëm tre shtëpi ishin përfshirë nga flakët, prej të cilëve ajo në mes kishte të djegur tërësisht çatinë. Për shkak se shtëpitë kanë qenë afër njëra-tjetrës dhe nga data më e vjetër ka pasur rrezik që zjarri t’i përfshijë edhe shtëpitë tjerë, por me angazhim maksimal kemi penguar shpërndarjen e zjarrit në objektet fqinje”, ka deklaruar Uka Aliti.
Ai ka thënë se tani për tani nuk dihen arsyet që kanë shkaktuar shpërthimin e zjarrit.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit