Futboll
Trajneri Emery emëron zv.kapiten Granit Xhakën
Granit Xhaka mund të jetë kapiten i Arsenalit gjatë përballjes së parë në Premiere League, shkruan albinfo.ch.
Arsenali është tërësisht gati për fillimin e sezonës së re të Premiere League, ku së fundi, trajneri i ri Unai Emery ka zyrtarizuar edhe hierarkinë e skuadrës së tij në fushë dhe në dhomat e zhveshjes.
Kapiteni i ri i skuadrës do jetë mbrojtësi Laurent Koscielny, kurse në katër zv.kapitenët e skuadrës është pjesë edhe djali shqiptar Granit Xhaka.
Kosicelny, i cili tani është i lënduar dhe i padisponueshëm, ishte kapiten edhe sezonin e kaluar në vend të Per Mertesackerit, i cili dha lamtumirën në fund të sezonit, duke marrë rolin e menaxherit në akademinë e klubit.
“Kapiteni i skuadrës është Laurent Koscielny, i cili është i lënduar për momentin. Pas Laurentit, kapitenët e tjerë janë Petr Cech, Aaron Ramsey, Mesut Ozil dhe Granit Xhaka”, ka thënë Emery.
“Dua udhëheqës në skuadër, çdo lojtar duhet të ndihet si kapiten në çdo moment për të treguar aftësinë e tij në lidership. Por, për momentin, këta 5 lojtarë e kanë mundësinë për të qenë kapitenë”, tha trajneri i skuadrës së Arsenalit.
Në klubin e Arsenalit aktivizohet edhe një shqiptar tjetër: Shkodran Mustafi.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie Euroaeroporti pranë Bazelit u mbyll mbrëmjen e së mërkurës. Terminali u evakuua...
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët