Sport
Trajneri i futbollit largohet nga Kosova, shkon në Gjermani për të punuar
Ai është larguar për shkak të kushteve të këqija, derisa shkon në Gjermani për të punuar
Ndihmëstrajneri i Istogut, Mehdi Arifaj është larguar nga klubi futbollistik Istogu, pasi që të premten (sot) udhëton drejt Gjermanisë. Ai emigron drejt Gjermanisë për të punuar, ka njoftuar faqja e Istogut në rrjetet sociale.
“Kriza e madhe që e ka kapluar Kosovën, po detyron të rinjtë kosovarë që të emigrojnë drejtë shteteve evropiane për të gjetur një punë. Shumë sportistë kosovarë tashmë kanë lënë aktivitetin e tyre në Kosovë dhe kanë emigruar jashtë Kosovës, për të kërkuar një jetë më të mirë”, shkruan faqja e Istogut, përcjell albinfo.ch.
“Qytetarë të komunës së Istogut, kryesi e klubit, trajnerët, lojtarët, tifozët istogas ‘Gjimmat’ dhe dashamirë të futbollit, ju falënderoj nga zemra për përkrahjen që kisha këto 18 vite sa isha pjesë e klubit. Në këtë klub jam rritur, kam kaluar momentet më të bukura të jetës time si lojtarë po ashtu edhe si trajnerë. Nga sot unë nuk jam pjesë e klubit, sepse rruga ime tash është për Gjermani, ku do të shkojë për të punuar. Edhe një herë faleminderit për gjithçka, KF Istogu do të mbetet gjithmonë si pjesë e familjes time.
Suksese, ju priftë e mbara”, ka thënë Mehdi Arifaj pas largimit të tij nga klubi.
Edhe klubi i futbollit Istogu e ka falënderuar atë, duke i uruar suksese në të ardhmen.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor