Sport

Trajneri serb e mbrojtësi shqiptar assesi të gjejnë paqe

Trajneri Sinisha Mihajloviq nuk llogarit aspak në mbrojtësin shqiptar, Arlind Ajeti, i cili nuk kishte hapësirë në stinorin vjeshtor në Serie A

Duket se Arlind Ajeti përfundimisht do të largohet nga Torino, pavarësisht dëshirës për të qëndruar, raporton albinfo.ch.

 

Trajneri Sinisha Mihajloviq nuk llogarit aspak në mbrojtësin shqiptar, i cili nuk kishte hapësirë në stinorin vjeshtor në Serie A.

 

Skuadra italiane së fundit ka nënshkruar me mbrojtësin brazilian të APOEL-it, Carlao, dhe tashmë përfundimisht nuk ka vend për mbrojtësin shqiptar.

 

Ajeti kishte disa oferta nga Serie A dhe B, megjithatë, vendosi të dëshmojë aftësitë e tij në klubin italian, por me transferimin e fundit, vështirë se ish-mbrojtësi i Baselit do të vendosë të qëndrojë edhe më tutje në Torino.