Sport

Trajneri i Shaqirit në rrezik për shkarkim

Trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes, është afër shkarkimit pas nisjes së dobët në sezonin e ri.

Drejtuesit e skuadrës së yllit shqiptar Xherdan Shaqiri mësohet se nuk janë takuar zyrtarisht për të diskutuar pozitën e Hughesit, por janë duke konsideruar një largim të tij pas humbjes të hënën ndaj Newcastlet, shkruan BBC.

Hughes është kritikuar ashpër së fundmi, madje edhe për largimin e hershëm të Xherdan Shaqirit nga loja, transmeton Albinfo.ch.

Pas 22 ndeshjeve të zhvilluara deri tani në Premier Ligë, Stoke City ka vetëm 20 pikë. Skuadra e Shaqirit është e 16-a në tabelë me vetëm dy pikë më shumë se pozita e 18-të, pozitë që çon në një divizion më të ulët të garave.