Karriera në Ballkan

Trajnim mbi ekonominë kosovare për studentët nga diaspora

Instituti Riinvest fton studentët dhe maturantët nga Diasporaapo që të aplikojnë për trajnimin në lidhje me ekonominë dhe mjedisin biznesor në Kosovë

Instituti Riinvest fton studentët dhe maturantët nga Diaspora, të cilët janë me pushime në Kosovë apo planifikojnë të vizitojnë Kosovën, që të aplikojnë për trajnimin e organizuar nga Instituti Riinvest dhe Ministria e Diasporës, në lidhje me ekonominë dhe mjedisin biznesor në Kosovë.
Ligjëratat do të mbahen nga ekonomistët e Institutit Riinvest gjatë javës së parë të Korrikut (06 Korrik – 10 Korrik) në Prishtinë në objektin e Institutit Riinvest, kurse në javën e dytë të Korrikut (13 Korrik – 17 Korrik) do të organizohen vizita në institucionet kryesore ekonomike në Kosovë, si Ministria e Financave, Banka Qendrore e Kosovës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Statistikat e Kosovës.
Me këtë rast Riinvesti fton studentët dhe maturantët “të bëhen pjesë e këtij diskutimi, të zgjerojnë njohuritë e tyre lidhur me ekonominë e Kosovës dhe të krijojnë një rrjet të ri të shoqërisë.
Trajnimi për pjesëmarrësit është pa pagesë.
Pjesëmarrësit do te shërbehen me drekë dhe kafe gjatë të gjitha ligjëratave.
Regjistrimi do të jetë i hapur deri me 01 Korrik 2015.
Agjenda dhe forma e aplikimit gjendet në ueb-faqen e Institutit Riinvest www.riinvestinstitute.org
Për të aplikuar dërgoni formularin e aplikimit tek: [email protected]