Sport

Transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit

Transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit, Neymar i Paris Saint-Germainit po shkëlqen te skuadra parisiene.

PSG ka mposhtur të dielën në mbrëmje Toulousen me rezultat 6 me 2, me Neymarin që realizoi dy gola dhe asistoi një herë.

Ai shënoi në minutën e 31-të dhe të 90-të, ndërsa asistoi për Rabiotin në të 35-n.

Nga tri xhirot e para, Neymari ka dy paraqitje dhe ka realizuar tre gola.