Shkurt.ch

Trazirë në Eurocity-n e Bazelit

Një pasagjer agresiv në një tren Eurocity që qarkullonte nga Bazeli në drejtim të Freiburgut në Gjermani, ka shkaktuar trazirë dhe është lajmëruar në policinë federale të Gjermanisë, të premten pasdite rreth orës 16.30.

Sipas hetimeve të para, personi kishte fyer ekuipazhin e trenit në restorantin e trenit në mënyrë të egër dhe ka rrahur një pasagjer tjetër, duke e goditur pa kurrfarë arsye në shpinë, shkruajmë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.

Një patrullë tjetër përforcuese, e ka arrestuar shtetasin 28-vjeçar nga Maqedonia përkohësisht, pas arritjes në stacionin e trenave në Freiburg. Edhe në stacionin policor, ai ka vazhduar me sjellje të egra, pasi ka qenë në gjendje të dehur, duke mohuar çdo bashkëpunim me zyrtarët policorë.

Ndaj tij është ngritur kallëzim penal për ofendim dhe shkaktim të lëndimeve trupore.