Kultura

Tre aktorë kosovarë pjesëmarrës me një film holandez në Berlinare

Bëhet fjalë për filmin ‘Kiem Holijanda’ nga regjisorja holandeze Sarah Veltmeyer, ku luajnë aktorët kosovarë: Florist Bajgora, Andi Bajgora dhe Arbresha Grabovci Nixha

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi ishte në vizitë në stendën e QKK-së, në edicionin e 68-të të festivalit të Filmit në Berlin.

Me këtë rast ministri Gashi u shpreh i lumtur në prezencën e kinematografisë kosovare në Berlinale dhe shprehu gatishmërinë për mbështetje edhe më të madhe për filmin kosovar. Ai do të ndjekë edhe shfaqjen e filmit ‘Kiem Holijanda’ nga regjisorja holandeze Sarah Veltmeyer, ku luajnë aktorët kosovarë, të cilët edhe janë të pranishëm në premierë si Florist Bajgora, Andi Bajgora dhe Arbresha Grabovci Nixha.

Po ashtu sot në tregun e filmit EFM do të shfaqen dy filmat e mbështetur nga QKK, filmi ‘Martesa’ nga Blerta Zeqiri dhe filmi ‘Kthimi’ nga Kastriot Abdyli.