Kultura

Tre artistë kosovarë, anëtarë të jurisë së Filmit Evropian EFA

Qendra Kinematografike e Kosovës njofton se aktorët Astrit Kabashi, Adriana Matoshi dhe Trim Musliu janë anëtarët më të rinj të Akademisë së Filmit Evropian duke numëruar kështu 17 anëtarë nga Kosova të cilët janë pjesë e Akademisë, transmeton albinfo.ch.

“Në bazë të sukseseve të arritura Astrit Kabashi dhe Adriana Matoshi si aktorë të filmit ‘Babai’ dhe Trim Musliu si producent i filmit ‘Home Sweet Home’, janë ftuar të anëtarësohen nga Akademia e Filmit Evropian me propozim nga drejtori i QKK-së, Arben Zharku.

Së fundmi edhe regjisori Visar Morina i është bashkangjitur Akademisë së Filmit Evropian”, thuhet në njoftimin e QKK-së. Akademia e Filmit Evropian është themeluar në vitin 1989 me drejtorin e parë Ingmar Bergman.