E-Diaspora

Tre këngëtarë shqiptarë në Festivalin e muzikës në Zvicër

Hip Hop festivali veror “Openair Frauenfeld 2018” zhvillohet nga 5 deri më 7 korrik, ku për tre ditë reperat më të njohur në botë do të performojnë “live”

Këngëtarët shqiptarë po vazhdojnë me suksese në arenën ndërkombëtare. Në një prej festivaleve më të njohura muzikore ndërkombëtare, që do të mbahet në Frauenfeld të Zvicrës, do të perfomojnë edhe tre këngëtarë shqiptarë.

Bëhet fjalë për Action Bronson, i njohur si Arian Asllani, si dhe Gashi, i cili së fundi ka mbajtur disa koncerte anembanë botës, shkruan ‘Telegrafi’.

Gjithashtu do të perfomojë edhe këngëtari i ri shqiptar, i cili po bën karrierë në shtetin zviceran, Dardani, përcjell albinfo.ch.

Hip Hop festivali veror “Openair Frauenfeld 2018” zhvillohet nga 5 deri më 7 korrik, ku për tre ditë reperat më të njohur në botë do të performojnë “live”.

Mesin e shumë artistëve do të jenë edhe emra të njohur si Eminem dhe French Montana.