Maqedonia
Tre shqiptarë me notë mesatare 10 në Universitetin “Kirili dhe Metodi”
Katër nga 23 studentët që Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” sot i shpërbleu janë me mesatare 10. Të gjithë kanë diplomuar me sukses të shkëlqyer në ciklin e parë të studimeve në vitin akademik 2016/2017, informon KOHA.
Rektori i USHKM-së, Nikolla Jankullovski, theksoi se studentët më të mirë me sukseset e tyre të arritura gjatë studimeve marrin pjesë në definimin e drejtimeve në ngritjen e vazhdueshme të kualitetit të studimeve në këtë universitetin si më i vjetri, më i miri dhe më i madhi në vend.
Në listën e studentëve më të mirë të diplomuar në vitin akademik 2016/2017 janë edhe tre shqiptarë.
Erblin Braimi, i diplomuar në Fakultetin filozofik në Shkup, në programin studimor – Siguri, mbrojtje dhe paqe, me notë mesatare 10.
Lindita Bakiu, e diplomuar në Fakultetin filologjik “Bllazhe Koneski” në Shkup, në programin studimor – Përkthim dhe interpretim (gjuhë shqipe – gjuhë amtare), me notë mesatare 9.93.
Esra Iljazi, e diplomuar në Fakultetin arkitektonik në Shkup, në programin studimor – Studime të integruara pesë vjeçare të ciklit të parë dhe të dytë në arkitekturë, me notë mesatare 9.24.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?