Sporti

Tre shqiptarë në formacionin e javës nga ‘Blick’

Benjamin Kololli, Pajtim Kasami dhe Shkëlqim Demhasaj ishin në formacionin e javës

Kjo fundjavë ka qenë shumë e suksesshme për futbollistët shqiptarë që luajnë në Superligën zvicerane. Ata kanë shënuar gola e kanë bërë asistime, derisa tre prej tyre kanë hyrë edhe në formacionin më të mirë të javës nga ‘Blick’, përcjell albinfo.ch.

I pari ishte Benjamin Kololli, i cili shënoi super gol ndaj Baselit, kampion të Zvicrës. Skuadra e tij fitoi 2:1, derisa ai ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë.

Futbollisti tjetër ishte Pajtim Kasami, i cili asistoi e shënoi për skuadrën e tij Sion që fatkeqësisht u mposhtë nga Grasshoppers.

Ndërkohë, i treti është Shkëlqim Demhasaj. Ai shënoi një gol, derisa kishte hyrë në lojë në minutën e 35-të për Lausannen në barazimin 2:2 ndaj Thunit.