Sport

Tre shqiptarë në “pesëmbëdhjetëshen më të shtrenjtë zvicerane”

Në listën e futbollistëve më të shtrenjtë të Zvicrës, ndër futbollistët shqiptarë më së miri është renditur kosovari Valon Behrami, në vendin e 4-t, me një vlerë prej 19.4 milionë franga zvicerane, ndërsa futbollisti shqiptar me prejardhje nga Maqedonia, Blerim Xhemaili është radhitur në vendin e 11-të të listës së futbollistëve zviceranë që kanë vlerë më të madhe.

Me 6.5 milionë franga vlerë, ai gjendet pas shqiptarit tjetër nga Bazeli, Xherdan Shaqiri që ka një vlerë prek 9.1 milionë frangash dhe renditet në vendin e shtatë të listës.

Po të bëhet ndonjë krahasim me futbollistët që janë duke luajtur në Ligën e kampionëve, është kjo një shumë modeste për futbollistët shqiptarë, po të merret parasysh se Lionnel Messi i  Barcelonës kushton 139 milionë franga, ndërsa David Villa 65 milionë franga.