Bota

Tre të vdekur dhe dy të plagosur në një sulm në SHBA

Mediat ndërkombëtare raportojnë se tre persona kanë vdekur dhe dy janë plagosur në një sulm që ka ndodhur në Merilend, jo shumë larg Baltimorës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell albinfo.ch.

Gjithnjë sipas mediave të huaja, një person ka qëlluar mbi punonjësit e një biznesi, duke lënë fillimisht pesë të plagosur, ku tyre tre ndërruan jetë më vonë.

Autori i ngjarjes është larguar me shpejtësi pasi ka qëlluar. Policia raporton se ai është 37-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur jo larg një shkolle fillore. Sipas autoriteteve policore lokale ngjarja duket e lidhur ngushtësisht me biznesin ku është kryer krimi.

Sherifi i Harford County ka thënë se oficerët kanë arritur në vendin e ngjarjes në “Emmorton Business Park” në Maryland. “Nëse dikush e sheh të dyshuarin, ai është i armatosur dhe i rrezikshëm”, tha Sherif Jeffrey Gahler në një konferencë shtypi.