Shkurt.ch

Tre të vdekur në Alpet e Zvicrës

Të shtunën, më 24 shkurt, në Lauenen afër vendpushimores së njohur Gstaad në Kantonin e Bernës, një person ka pësuar lëndime të rënda, i goditur nga orteku i borës. Si pasojë ai ka vdekur pak kohë më vonë në një spital. Një tjetër alpinist që ishte bashkë me të, ia ka dalë të çlirohet nga orteku, shkruan srf.ch.

Po ashtu gjatë këtij vikendi ka humbur jetën edhe një skitare 40 vjeçare nga Valisi, transmeton albinfo.ch. Ajo së bashku me tre persona të tjerë është përfshirë nga një ortek bore në Arolla am Col de la Tsa. Tre të përmendurit kanë shpëtuar dhe nuk janë në rrezik për jetën.

Të shtunën edhe ka humbur jetën edhe një skitar. Ai ndodhej në pistën e skitarisë në Wengen, me ç`rast ishte përplasur në një shtyllë që e mban rrjetin për shpëtim. Ai ka vdekur nga lëndimet që ka marrë aty.