Shkurt.ch

Tre të vdekur në Unterseen, dyshohet për vrasje

Njëri burrë dhe gruaja vdiqën në vendin e ngjarjes. Burri tjetër i plagosur i cili u dërgua me helikopter Rega në spital, vdiq pak kohë më pas

Dy burra dhe një grua kanë vdekur në mëngjesin e hershëm të të shtunës, siç besohet, si pasojë e një delikti të dhunës edhe pse policia ende nuk ka informacione lidhur me përfshirjen e palës së tretë.

Policia rreth orës 5.15 të mëngjesit ka marrë njoftimin lidhur me një numër të plagosurish në një banesë në Unterseen, Kantoni i Bernës, njofton sda.ch. Patrulla që shkoi atje gjeti tre të plagosur rëndë. Përkundër përpjekjeve për rianimacion, njëri burrë dhe gruaja vdiqën në vendin e ngjarjes. Burri tjetër i plagosur i cili u dërgua me helikopter Rega në spital, vdiq pak kohë më pas.

Aksioni policor dhe hetimet janë në zhvillim e sipër.