Shkurt.ch

Tre veta: kosovarë e zviceranë, “fluturojnë” me këtë Lamborghini nëpër lagje të banuara

Pas disa denoncimeve nga qytetarët, policia e ka ndaluar rreth orës 15 veturën dhe i ka arrestuar në Rüti, tre persona, nga Zvicra dhe nga Kosova

Kjo makinë luksoze, Lamborghini, që po e shihni në fotografi, është parë pasditen e sotme në disa fshatra të Kantonit të Cyrihut, duke tejkaluar dukshëm shpejtësinë e lejuar, .shkruan 20minuten.ch dhe media tjera zvicerane Fjala është për rrugë lokale, në hapësira të banuara.

Pas disa denoncimeve nga qytetarët, policia e ka ndaluar rreth orës 15 veturën dhe i ka arrestuar në Rüti,  tre persona, nga Zvicra dhe nga Kosova, transmeton albinfo.ch. Vetura me këtë rast është konfiskuar. Ende nuk dihet nëse ajo i takonte njërit nga shoferët e ndaluar ose ishte e marrë me qira

Të arrestuarit janë në mes 19 dhe 40 vjeçarë.

Policia kërkon nga qytetarët që kanë parë dhe eventualisht e kanë filmuar makinën në fjalë të njoftojnë atë lidhur me mënyrën e vozitjes së saj, në veçanti në lidhje me shpejtësinë që ka zhvilluar. Nr i telefonit të policisë: 044 247 2.

Foto: Kapo Zürich