Kosova

Tregimi për vajzën që nxiti ndryshimtarët

Albanë Hoti, Agnesa Jashari, Besart Mataj, Adelina Tërshani dhe Naxhije Bujupi, janë ndryshimtarë të rinj dhe të pasionuar, që u takuan me njëri-tjetrin si pjesëmarrës në Shkollën e Diasporës në Kosovë - SHDK

Asaj i iku autobusi me të cilin kthehej nga shkolla, e si pasojë familja e saj konstatoi se ajo kishte shkelur nderin e familjes dhe pa martesën si zgjidhjen e vetme, në vend të edukimit. Kjo histori nxiti kreativitet e entuziazëm te një ekip ndryshimtarësh- pjesëmarrës në Shkollën e Diasporës në Kosovë, të cilët  mendojnë se duhet të marrin masa. Kjo ide rezultoi në një projekt që trajton pikërisht këtë çështje.

Albanë Hoti, Agnesa Jashari, Besart Mataj, Adelina Tërshani dhe Naxhije Bujupi, janë ndryshimtarë të rinj dhe të pasionuar, që u takuan me njëri-tjetrin si pjesëmarrës në Shkollën e Diasporës në Kosovë – SHDK, e cila u mbajt më 11-15 tetor 2017 në Prizren, dhe përfshiu dy komuna, atë të Prizrenit dhe Malishevës.

DSK është një program i hartuar në formën e hackathon, me qëllim të bashkimit të ndryshimtarëve të rinj dhe profesionistëve, për t’ju prezantuar atyre problemet me të cilat komunitetet lokale përballen në jetën e tyre të përditshme, me pritshmërinë që pasioni dhe energjia pozitive, si dhe profesionalizmi në fushat e tyre përkatëse, do t’i shtyjnë ata të dalin me zgjidhje inovative ndaj këtyre problemeve.

Albanë Hoti, një e re e cila u përfshi në program si ambasadore lokale nga Malisheva, u tërhoqi vëmendjen të gjithëve kur tregoi historinë zemërthyese të shoqes së saj më të mirë.

Ishte viti 2009, kur shoqja e saj e shkollës, Jehona*, nuk mundi ta arrinte autobusin e fundit nga qendra e qytetit për në shtëpinë e saj. Një ditë vajzat u vonuan dhe për dallim nga Albana, Jehona nuk arriti të hipte në autobusin e orës 19:00. Kjo ngathtësi e vogël pati pasoja të mëdha për vajzën e re. Sipas babait të saj, ardhja me vonesë në shtëpi ishte një tregues i imoralitetit dhe vendosi që me forcë, ta martojë atë sa me shpejt të jetë e mundur, me ndonjë djalë, në mënyrë që ta ruaj “fytyren e familjes”.

Atë ditë Jehona, e cila duhej të ishte një nxënëse e shkollës së mesme, u bë një nuse. Vetëm 17 vjeçare … Ishte kjo dita kur Albana humbi një mike përgjithmonë derisa shoqja e saj humbi fëmijërinë, shpresën e ëndrrat e saj!

Siç do të ndodhte me çdo person me frymën e një ndryshuesi, kjo ngjarje ngjalli shumë pyetje në kokat e tyre, gjë që i bëri ata të kuptojnë se të njëjtat histori me siguri po ndodhin edhe sot derisa ne flasim, kryesisht për shkak të mungesës së vetëdijes dhe mungesës së barazisë gjinore.

Ekipi e pa nevojën urgjente për ngritjen e një fushate ndërgjegjësimi dhe vendosi të bashkonte djemtë dhe vajzat e reja, të organizonte shumë aktivitete si trajnime, marshime, të lëvizte çdo gur të mundshëm, të investonte kohën dhe energjitë e tyre me qëllim të vetëm për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e arsimit, barazinë gjinore dhe më së shumti të fuqizojnë vajzat e reja për të ndjekur ëndrrat e tyre, pavarësisht nga normat shoqërore.

Për ironi, u vendos brenda grupit që projekti i tyre të quhet “Autobusi”, duke reflektuar historinë, si dhe ndryshimin që ekipi i tyre po e vë në lëvizje, duke u përpjekur të flasë me zë të lartë, duke deklaruar se vetëm barazia dhe bashkëpunimi do të sjellin ndryshim pozitiv, diçka që ata vetë po vërtetojnë, përmes projektit të tyre shumë të veçantë.

Gjatë 5 ditëve të programit të SHDK-së, ekipi e çoi “Autobusin” e vet deri në vendin e parë, duke siguruar një grant prej 6000 euro, që ata do ta përdorin për të realizuar aktivitetet e tyre.

Ndërkohë që rruga e tyre për të dëshmuar se martesa mund të presë, por arsimi jo duket se vetëm sa ka filluar. Ata kanë një ftesë për të gjithë: “Bashkohuni me ne dhe le të bëjmë rininë të fortë për të ardhmen e tyre të plotë të mundësive!”

*Jehona është emër fiktiv, i përdorur për nevoja të artikullit. Për shkak të natyrës së ndjeshme të tregimit, është vendosur të mos publikohet emri i vërtetë.