Autotech

Tregu i baterive të veturave elektrike do të shpërthejë në 20 vjetët e ardhshëm

Ky raport bazohet në elektrifikimin e rreth 40 për qind të veturave në dy dekadat e ardhshme, e që nënkupton prodhimin e 40 milionë njësive çdo vit

Tregu i baterive elektrike për vetura është në shpërthim e sipër. “Forbes” pret që ky treg të ketë vlerën prej 240 miliardë dollarëve në 20 vjetët e ardhshëm.

Ky raport bazohet në elektrifikimin e rreth 40 për qind të veturave në dy dekadat e ardhshme, e që nënkupton prodhimin e 40 milionë njësive çdo vit.

Sipas “Forbes”, çmimi i baterive në vend të motorëve do të arrijë rreth 6 mijë dollarë për një veturë mesatarisht.

Kina, që njihet si një prej tregjeve më të mëdha në botë, është duke punuar përmes qeverisë së saj që të ndihmojë prodhuesit kinezë të shtojnë shtrirjen e tyre në këtë teknologji, transmeton Albinfo.ch.

Shumica e adhuruesve të veturave elektrike i njohin prodhuesit Panasonic dhe LG chem dhe Tesla, por vetëm Kina ka 140 prodhues të baterive elektrike sot.