CH-Ballkani

Trekëndëshi i komplikuar mes Greqisë, Turqisë dhe Rusisë në Ballkanin Perëndimor?

Përpjekjet sistematike për të varrosur marrëveshjen e emrit mes Athinës dhe Shkupit dhe bashkëpunimi i shtuar mes Ankarasë dhe Moskës janë argumentet kryesore për tensionet e fundit mes Greqisë dhe Rusisë, thonë burimet diplomatike për median pan-europiane EURACTIV.com.

 

Qeveria e Alexis Tsipras në 11 korrik njoftoi dëbimin e dy diplomateve dhe ndalimin e dy të tjerëve për të hyrë përsëri në Greqi për aktivitete që thuhet se shkelin ligjet vendase.

Në fillim të javës së kaluar, Athina deklaroi se e konsideronte çështjen të mbyllur. Tërbimi i saj fokusohet tek përpjekjet e Rusisë për të sabotuar marrëveshjen historike të emrit, e cila u nënshkrua me palën maqedonase në muajin qershor. Ngjashëm edhe qeveria maqedonase akuzoi se Rusia po shton përpjekjet për të paguar persona që të sabotojnë dhe sjellin tensione gjatë mbajtjes së referendumit të emrit në Maqedoni.

Burimet greke kundrejt Euractiv kanë thënë: “Ata (përfaqësuesit rusë – përkthim albinfo.ch) na janë lutur për një vizitë në Greqi dhe ne i kemi dërguar një ftesë… Lavrov është i mirëpritur në Athinë.”

Megjithatë diplomacia ruse shtoi se vizita e paraparë për në shtator e ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov mund të shtuhet pasi në këto kushte nuk ka se çfarë të bisedojë me Greqinë.

Roli turk në këtë mesele

Artikulli i titulluar si “Trekëndëshi i komplikuar mes Athinës, Moskës dhe Ankarasë,” tregon edhe rolin turk për të influencuar në Ballkan dhe këtë e lidh me bashkëpunimin e frytshëm mes Rusisë dhe Turqisë në Siri.

“Rusia duhet ta kuptojë se nuk mund të mos respektojë interesat kombëtare të një shteti tjetër sepse ndihet më e fortë”, tha ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias përcjell albinfo.ch. Anasjelltas, Athina shpreson që me marrëveshjen në fjalë të stopojë hë për hë ndikimin turk mbi Ballkanin.

Kotzias së fundi shtoi se shtetet tjera të Ballkanit dhe Greqia „duhet të punojnë sëbashku për një të ardhme të përbashkët europiane.”
Shumë më e rrezikshme do të ishte që rajoni të mbetej nën kontrollin e Turqisë.

Kotzias pyet retorikisht: „A nuk jemi ne më në rrezik, (nëse Turqia) merr të shkollojë gjithë armatat e ushtrive të shteteve tona fqinje dhe të ndërtojë baza ushtarake në kufijtë tanë veriorë?”