Sport

Tri humbje për Kosovën, Zvicra, një fitore e dy humbje

Në ndeshjen e fundit Kosova pësoi nga Bjellorusia, kurse Zvicra pësoi nga Turqia

Përfunduan ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror të hendbollit për femrat 2017, ku në një grup ishin Kosova, Zvicra, Turqia dhe Bjellorusia, shkruan albinfo.ch.

Për Kosovën këto ishin ndeshjet e para kualifikuese për Botëror, dhe në tri ndeshje nuk arriti të shënojë asnjë fitore, duke pësuar tri humbje. Humbjen e fundit e pësoi nga Bjellorusia 31:13, kurse më parë ishte mundur nga Zvicra dhe Turqia.

Ndërkohë, Turqia mundi Zvicrën me rezultat 29:24. Zvicra ishte mundur nga Bjellorusia, derisa fitoren e vetme e ka ndaj Kosovës.