E-Diaspora

Tri kompani nga Kosova në Panairin më të madh të uniformave

Ka përfunduar sot Panairi “A+A”, që u mbajt nga datat 17-20 tetor në Dusseldorf të Gjermanisë.

Në këtë panair Kosovën e përfaqësuan tri kompani: Artatex, Creative dhe Intertex, përcjell albinfo.ch.

Prodhuesit kosovarë për herë të parë prezantuan produktet e tyre në panairin më të madh ndërkombëtar të uniformave “A+A”.

Në këtë panair patën rastin të takojnë mbi 60 përfaqësues të kompanive ndërkombëtare, ku diskutuan rreth mundësive të bashkëpunimit për prodhim të rrobave të punës, qoftë si fason apo me brendet e prodhuesve vendorë.

Gjithashtu takuan edhe prodhues të makinerive industriale të lëndës së parë.

Pas këtyre takimeve priten bashkëpunime konkrete, si dhe vizita në kompanitë e prodhuesve të veshjeve të punës në Kosovë.