Futboll

Tri skuadra të Premierligës pas Avdijajt

Everton, Newcastle United dhe Huddersfield kanë shfaqur interesim për mesfushorin e Kosovës

Tri skuadrat angleze, Everton, Newcastle United dhe Huddersfield kanë shfaqur interesim për mesfushorin Donis Avdijaj. Anësori shqiptar ka tri oferta për largim nga Schalke.

“Daily Mail” raporton se Everton, Newcastle United dhe Huddersfield kanë shfaqur interesim për mesfushorin e Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Avdijaj është i huazuar te Roda në Holandë që prej janarit, ku i ka shënuar tri gola në 11 paraqitje.

Futbollisti shqiptar vështirë se do të ketë një vend te Schalke, duke marrë parasysh problemet që ka pasur në vitin e fundit.

Sidoqoftë, tashmë tri skuadra të Premierligës janë vënë pas tij dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Angli.