Ëmbëlsira

Trileqe

Është një ëmbëlsirë shumë e dashur për të gjithë, sidomos për fëmijët. Kjo lloj ëmbëlsire është e njohur sidomos në Amerikën Latine dhe thuhet se e ka zanafillen nga atje.

Trileqe
Trileqe

Përbërësit:

•       6 vezë
•       200 gr miell
•       200 gr sheqer
•       Pak vanile pluhur

Përbërësit për krem:

•       300 gr qumësht
•       300 gr pana të freskët
•       300 gr qumësht i kondensuar (qumësht panda)
•       Pak karamel

PËRGATITJA E TRILEQES

Së pari i ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat dhe fillojmë t’i rrahim me mikser këto të fundit (d.m.th. të kuqtë), I rrahim mirë derisa të arrijmë një masë të bardhë me shkumë. Në këtë rast fillojmë të shtojmë me kujdes të shtuar sheqerin e përzier me vanilen.
Shtojmë më pas të verdhat e vezëve një nga një dhe vazhdojmë t’i rrahim me mikser përsëri.
Pasi janë përzier mirë, fillojmë ta shtojmë miellin me kujdes e ngadalë që të mos bëhen kokrriza. I trazojmë mirë derisa të gjithë përbërsit të bëhen homogjen.
Masën e homogjenuar e hedhim në një tepsi të lyer me gjalpë.
E pjekim në furrë me temperaturë 180°c përreth 25-30 minuta.
Pasi të jetë pjekur, e lëmë të ftohet pak, më pas e nxjerrim nga tava dhe e shpojmë komplet nga të dy anët me një thikë.

Në një enë e shtojmë qumështin dhe shtojmë ngadalë edhe qumështin panda, I trazojmë bashkë derisa ky i fundit të shkrihet komplet.
Pastaj hedhim panën në tavën ku kemi pjekur pandispanjën.
Tani vendosim sipër pandispanjën, mbi të hedhim përgatitjen e qumështit si dhe sipër shtojmë karamel sipas dëshirës mundeni të hedhni edhe çokollatë të shkrirë.

Vendosim ëmblësirën në frigorifer për disa orë para se ta servojmë.
Më pas e prejmë në katrorë të vegjël sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/trileqe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.