Sport

Triumfon Zvicra, Shaqiri fiton penallti

Zvicra ka shënuar fitore shumë të rëndësishme, duke mundur në udhëtim Irlandën e Veriut me rezultat 0:1, takim i vlefshëm për fazën e “Play-offit”, të Kupës së Botës, shkruan albinfo.ch.

Ricardo Rodriguez ka realizuar në minutën e 58-të nga penalltia, pasi një minutë më herët, një goditje të Shaqirit, e ndali me top një nga futbollistët e Irlandës Veriore.

Nga fillimi për Zvicrën kanë luajtur Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili. Ky i fundit është zëvendësuar në 83-të, kurse Admir Mehmedi ka hyrë në lojë në minutën e 87-të, derisa Valon Behrami nuk është inkuadruar fare për shkak të lëndimit.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të dielën në Bazel, takim që fillon nga ora 18:00.

Tashmë Përfaqësuesja e Zvicrës është vetëm 90 minuta larg Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.