Bota

Trump anulon takimin me Kim Jong Un

Takimi historik i paraparë në 12 qershor mes Donald Trump dhe Kim Jong Un në Singapur është anuluar nga presidenti amerikan, shkruan albinfo.ch.

Bile Trump ka shkruar sinjale kërcënuese për liderin komunist korean.

“E prisja me padurim takimin me ju. Fatkeqësisht, bazuar në zemërimin e jashtëzakonshëm dhe armiqësinë e hapur të shfaqur në deklaratën tuaj të fundit, unë mendoj se një takim tani do të ishte i papërshtatshëm”, tha Trump, duke shtuar se arsenali bërthamor amerikan është shumë më i madh sa i “lutet Zotit që të mos e përdorë kurrë.”

Në fund Trump thotë se bota, dhe Koreja e Veriut në veçanti, ka humbur një mundësi të madhe për paqe afatgjatë, prosperitet dhe mirëqenie.

“Kjo mundësi e humbur është një moment me të vërtetë i trishtueshëm në histori.”

Fillimisht Korea e Veriut dha sinjale për t’u hapur ndaj botës, ku Kim Jong Un udhëtoi në Kinë dhe Korenë Jugore, megjithatë raportet u përkeqësuan pas manovrave të përbashkëta ushtarake mes Koresë Jugore dhe SHBA.