Bota

Trump: BE është një mjet për realizimin e qëllimeve të Gjermanisë

Pjesa e dytë e intervistës me Donald Trump. Biznismeni amerikan do të betohet sot si presidenti i 45-të i SHBA-ve. Intervistën me presidentin e ri të SHBA-së e ka zhvilluar botuesi i BILD, Kai Diekmann, dhe Michael Gove nga „Times“- i i londinez. Albinfo.ch sjell pjesën e dytë tëinterevistës së Donald Trumpit për BILD

A do ta grisni marrëveshjen me Iranin?

Trump: „Nuk do ta them se çka do të bëj me Marrëveshjen për Iranin. Unë nuk dua të më shihen kartat. Shikoni, unë nuk jam politikan që del dhe thotë unë do ta bëj këtë, unë do ta bëj atë. Unë do të bëj atë që duhet  bërë. Kush luan me karta  të hapura para se të ketë luajtur?!

Por me Marrëveshjen për Iranin nuk jam i kënaqur. Unë e konsideroj atë një prej marrëveshjeve më të këqija të arritur ndonjëherë. Është një ndër marrëveshjet më të marra që e kam ndonjëherë, një ndër më të marrat në kuptimin financiar: nëse një vendi i jepni 150 miliardë dollarë, nëse i jepni 1,7 miliardë dollarë bar… A keni parë ndonjëherë një milion dollarë në bankënota 100-dollarëshe? Është një sasi e madhe. Është një sasi …. është vërtetë një sasi e madhe. Dhe 1,7 miliardë bar? Këto janë ngarkesa aeroplanësh. A çka, një aeroplan? Shumë aeroplanë. Bum, 1,7 miliardë! Këtë nuk e kuptoj. Kjo tregon edhe fuqinë e presidentit. Nëse një president i këtij vendi ka të drejtën e dhënies së 1,7 miliardëve, ky është vërtet  pushtet i madh”

Dhe Ju mendoni se me këto para do të financohet terrorizmi?

Trump: „Jo, unë mendoj se këto para janë vendosur në kontot bankare zvicerane. Atyre nuk ju duhen këto para. Ata për këtë përdorin para tjera. Unë mendoj se ata i kanë marrë këto para dhe i mbajnë për vete. Ky është mendimi im.»

„Brex-it-i po ec mrkeullueshëm“

 A e dini citatin e Henry Kissinger-it:“ Cilin numër duhet ta zgjedhë, nëse më duhet të flas me Evropën?“ Cilin numër të telefonit do ta zgjidhni Ju?

 Trump: „Unë do të thosha, Merkel-i është më e rëndësishmja e të gjithë shefave të qeverive. Shikojeni Britaninë e Madhe dhe shikojeni Bashkësinë Evropiane, e cila është Gjermania. Shikuar realisht, Bashkësia Evropiane është një mjet për realizimin e qëllimeve të Gjermanisë. Për këtë arsye them se ka qenë e mençur nga Britania e Madhe që ka vendosur të dalë. Ju këtë edhe e  keni shkruar dhe e keni vendosur si titull : » Trump ka thënë se do të vijë deri te Brexit-i“. Kjo u tha atëherë kur nuk do dukej se do të ndodhte kështu. A e dini, të gjithë mendonin se jam i çmendur. Obama thoshte në këtë kohë, ju britanikët duhet të rreshtoheni në radhën e fundit. Me këtë mendonte  ai: nëse do të ndodhë. Dhe më vonë iu desh të bëjë një tërheqje. Ishte keq të shprehej kështu. Unë mendoj se po e bëet në mënyrë madhështore. Unë mendoj se po ec në mënyrë madhështore.”

Si e shihni ardhmërinë e Bashkësisë Evropiane? A shkoni nga ajo se do të ketë edhe më shumë vende që do ta braktisin BE-në?

Trump: Kjo është e vështirë. Unë kam biseduar me shefin e Bashkësisë Evropiane. Ishte një zotëri shumë i sjellshëm me të cilin telefonova.

Zotëri Junker?

Trump: “ Po, për të më uruar për zgjedhjen. Unë e konsideroj këtë shumë të vështirë: njerëzit, vendet duan identitetin e tyre. Britania e Madhe donte identitetin e saj. Por, unë besoj se po të mos detyroheshin të pranonin gjithë ata refugjatë – aq shumë dhe me të gjitha problemet që sjellin me vete – nuk do të kishte ardhur te Brexit-i. Do të kishte përfunduar edhe njëherë mirë, por kjo ishte pika e fundit që çoi në derdhjen e fuçisë. Njerëzit duan identitetin e tyre. Nëse mua më pyesni: do të ketë edhe vende të tjera që do të dalin.”

Si biznesmen i suksesshëm që jeni, a  i besoni monedhës evropiane?

Trump: „Pa, po i ecën mjaft mirë asaj. Unë po e them atë që po besoni Ju? Unë i besoj dollarit. Pas katër vitesh do të besoj edhe më shumë në të dhe dollari është një monedhë dhe është shumë në rregull. Por unë mendoj se për ta mbajtur (euron – plotësim i  redaksisë) nuk do të jetë aq e lehtë, siç mendojnë shumë njerëz. Dhe nëse do të ketë edhe më tej fluks të refugjatëve në pjesë të ndryshme të Evropës do të jetë shumë vështirë për ta ruajtur atë – sepse kjo i nevrikos njerëzit shumë.

Çka është më mirë për SHBA-në, një Bashkësia Evropiane e fortë apo shtetet nacionale?

Trump: „Unë nuk besoj se kjo luan ndonjë rol të madh për SHBA-të. Unë nuk kam besuar asnjëherë se kjo luan ndonjë rol. Shikoni, Unioni është krijuar ndër të tjera edhe për ta mundur SHBA-në në aspektin tregtar. Për mua është njësoj a do të jetë i bashkuar apo i ndarë. Për mua është njësoj. Këtë e kam parë vetë. Unë kam një pronë të madhe në Irlandë, në Donberg, një patundshmëri të mrekullueshme. Më ka ndodhur kjo: kam bërë kërkesë për një zgjerim shumë të bukur të patundshmërisë – dikur ishte pronar i patundshmërive, sot nuk më bën shumë për to –  dhe kam mësuar shumë, sepse miratimin e autoriteteve irlandeze e mora shumë shpejt, por u desh pastaj që njerëzit e mi dhe irlandezët të shkojnë në BE për të marrë miratimin e BE-së. Kjo do të zgjaste disa vite dhe kjo gjë ishte shumë keq për Irlandën”.

Konsideroni se BE-ja i frenon shtetet e veta anëtare? A është kjo një pengesë për rritjen dhe mirëqenien?

Trump: „ Unë mund të them atë se ata përmes përdorimit të hileve për ruajtjen e ambientit u përpoqën ta pengojnë ndërtimin e projektit. Kjo ishte një përvojë shumë e pakëndshme për mua. Do të kishte zgjatur me vite marrje e lejes nga BE-ja. Dhe çka bëra unë? Unë ju thashë: harrojeni, unë nuk ndërtoj këtu.”

Atak ndaj prodhuesve gjermanë të automjeteve

Në BE dhe përtej saj ekziston brenga se SHBA-të mund të zhvillojnë politikë tregtare proteksioniste, e cila do t’i dëmtonte interesat e miqve të Amerikës. Çka do t’Ju thoni këtyre njerëzve?

Trump: „Unë besoj se kam bërë më shumë se të gjithë presidentët e mëparshëm të dizajnuar. Shumë fabrika, shumë punishte automjetesh, që planifikoheshin të ndërtoheshinnë qendra të tjera, tash do të ndërtohen në Michigan apo në Ohio. Ford ka paralajmëruar diç të madhe, Fiat-Chrysler ka paralajmëruar diç të madhe. General Motors paralajmëron diç, të gjithë paralajmërojnë diç – dhe unë nuk flas vetëm për automjete – do të ketë edhe shumë gjëra të tjera. Nuk guxojmë të lejojmë që ndërmarrjet ta braktisin vendin tonë, t’i nxjerrin jashtë punëtorët, të vendosen në Meksikë, t’i krijojnë prodhimet e tyre – siç ndodh gjithmonë – dhe të kthehen e t’i shesin ato pa tatim. Për ndërmarrjet që e bëjnë këtë do të ketë taksa doganore  shumë të larta. Dhe ata që e dëgjojnë këtë thonë: ose qëndrojmë këtu ( në SHBA – vërejtje e redaksisë), ose, nëse largohen dhe ndërtojnë fabrikat e tyre për prodhimin e automjeteve apo të pajisjeve klimaterike dhe dëshirojnë t’i shesin prodhimet e tyre, atëherë do të paguajnë 35% tatim. Por, nuk do të ketë kurrfarë tatimi, sepse ato as që do të largohen.

Teoria konservative do kufij të hapur … kufij të hapur…Mirë dhe bukur. Kjo është e keqe për sigurinë, por e mirë për tregtinë. Por në tregti problemi është se SHBA-të shfrytëzohen vazhdimisht. Deficiti jonë tregtar me Kinën është qindra miliardë dollarë. Deficiti jonë i gjithmbarshëm tregtar arrin në 805 miliardë. Nëse humben kaq shumë para, atëherë më thoni se kush i bënë këto tregtime?“

Gjermani përfiton hapur nga kjo, sepse ne jemi kampion të eksportit.

Trump: „Tja, Ju jeni të mirë në eksportim. Ne blejmë shumë automjete Tuajat“

A duhet edhe evropianët të druajnë nga ajo për të cilën e paralajmëruat Kinën – nga doganat e larta?

Trump: „Do të jetë ndryshe. Gjermania është një vend i mrekullueshëm, një vend i madh prodhues. Nëse kalon nëpër Avenynë e Pestë secili ka nga një Mercedes – Benz para shtëpisë së tij. Është e saktë, hë? Por është fakt se ishit shumë jo fer ndaj SHBA-ve. Nuk ka reciprocitet. Sa Chevorlet i sheh në Gjermani? Jo aq shumë, ndoshta hiq, atje matanë nuk sheh asgjë, është vetëm një rrugë njëkahëshe. Qarkullimi do të duhej të ishte i dyanshëm.”

Që të jetë korrekt duhet të ekzistojë reciprociteti dhe për këtë arsye ne humbim në tregti rreth 800 – merreni me mend – 800 miliardë dollarë në vit. Pra, kjo do të pushojë. Ju e dini se ne kemi në ekipin tonë Wilbur (Ross, ministri i dizajnuar i tregtisë – vërejtje e redaksisë). Dhe po ua them se shumica e këtij deficiti vjen nga Kina, sepse Kina është një problem i madh.”

Ju vetëm sa përmendët Merzedes-in, BMW-në, madje edhe VW-në. A prisni nga këto ndërmarrje të hapin më  shumë fabrika në SHBA? Për shembull BMW 2019 planifikon ta hapë një fabrikë në Meksikë.

Trump: „Unë do t’u thosha atyre që të mos humbin kohë dhe para. Vetëm nëse duan të shesin në vendet tjera, atëherë është në rregull edhe nëse ndërtojnë në Meksikë. Unë e dua Meksikën, unë e dua presidentin, unë i dua të gjithë njerëzit, por BMW-së do t’i thosha, nëse ndërton fabrikë në Meksikë dhe dëshiron t’i shesë ato në SHBA, le ta harrojë se mund ta bëjë pa 35% tatim. Nëse do të prodhojë automjete për pjesën tjetër të botës, Ju dëshiroj gjitha të mirat. Ajo mund të prodhojë edhe automobila për SHBA-të, por për çdo automjet duhet të paguajë 35% tatim. Ajo që po them me këtë është që ta ndërtojnë fabrikën e tyre në SHBA – do të jetë shumë më mirë për ta dhe për përpjekjet tona.

Ndoshta është edhe më e  rëndësishme se ne do t’i ulim tatimet e ndërmarrjeve për 15 deri në 20%. Dhe ne do t’i heqim edhe 75% të rregullativave: nga 35% do të ulet në 15 apo 20, kufirin e poshtëm nuk e kemi vendosur ende, por do të jetë mes 15 dhe 20…. Dhe me inversin, tatimin invers, ndërmarrjet mund ta rikthejnë paranë e tyre.”

 Përkthimin nga Bild për albinfo.ch Nexhmedin Gerguri